Monday, 13. April 2026
Sport

Rey Manaj shënon në fitoren e Sivasspor

GS 07/10/2023 1 Min. Lesezeit

Sulmuesi i kombëtares së Shqipërisë, Rey Manaj ka ndihmuar skuadrën e tij të fitojë, duke shënuar gol.

Sivasspor mposhti Pendikspor në një ndeshje dramatike me rezultat 2:3, shkruan lajmi.net.

  

Modou Barrow e hapi rezultatin në minutën e katërt.

Derisa Manaj pa probleme e dyfishoi epërsinë e Sivasspor.

Sulmuesi luajti nga minuta e parë, por u zëvendësua në minutën e 66-të.

Erencan Yardimci dhe Gokcan Kaya shënuan për vendasit dhe barazuan rezultatin, derisa Appindangoye ia dha fitoren Sivassporit.

Manj këtë sezon ka zhvilluar gjashtë ndeshje, por ky ishte goli i parë. /Lajmi.net/

  

  


Teilen: