Monday, 13. April 2026
Sport

Bellingham përsëri heroi i Real Madrid

GS 07/10/2023 1 Min. Lesezeit

Jude Bellingham shënoi golin e tetë në po aq ndeshje në La Liga, teksa Real Madrid triumfoi përballë Osasunas të shtunën me rezultat 4:0.

Bellingham i dha Real Madridit në epërsi pas vetëm nëntë minutash, derisa mesfushori shënoi golin e dytë personal në ndeshje në minutën e 54-t, shkruan Lajmi.net.

  

Vinicius Junior ishte ai që vulosi fitoren e “Madrilenëve”, duke shënuar për 3:0.

Vinicius më pas asistoi për Joselu, i cili u përkujdes për rezultatin përfundimtar 4-0.

Joselu më pas pati mundësinë për të shënuar pesë, kur Madridit iu dha një penallti për një lojë me dorë të Kike Barja, por goditja e sulmuesit u ndalua nga portieri Herrera.

Madridi shkon në krye të tabelës – dy pikë më shumë se Girona – ndërsa Osasuna mbetet e 10-ta. /Lajmi.net/

 

  

  


Teilen: