Reali i Madridit vazhdon të ruajë kreun e renditjes së La Ligës, me “mbretërorët” që mundën 4-0 skuadrën e Osasunës në “Santiago Bernabeu”.
Ishte Xhud Belingham ai që shënoi dy golat e para për madrilenët, me mesfushorin anglez që vazhdon të tregojë gjithë magjinë e tij për skuadrën e Ançelotit, duke shkuar në kuotën e 10 golave në 10 ndeshje.
Më pas ishin Vinicius dhe Hozelu ata që vulosën fitoren e Realit, i cili nuk i ndahet vendit të parë të renditjes.
REAL MADRID 4-0 OSASUNA
Belingham 9’, 54’, Vinicius 65’, Hozelu 70’
GOLI I PARË I BELINGHAM (VIDEO)
GOLI I DYTË I BELINGHAM (VIDEO)
GOLI I VINICIUS (VIDEO)
GOLI I HOZELUS (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL