– “Djalli” ka fituar në 7 nga nëntë ndeshjet e fundit të Serisë A kundër Xhenoas (1B, 1H), duke përfshirë të tri të fundit sipas renditjes kohore. Në këtë periudhë kuqezinjtë kanë shënuar shtatë herë të paktën dy gola.
– Në pesë ndeshjet e fundit në stadiumin “Ferraris” midis Xhenoas dhe Milanit në Serinë A, katër suksese të kuqezinjve dhe një barazim. Fitorja e fundit e kuqebluve në shtëpi kundër “djallit” në Serinë A daton më 25 tetor 2016-të. 3-0 me Juriç në pankinë.
– Në të nëntë rastet e fundit në të cilat Xhanoa ka grumbulluar të paktën tetë pikë në shtatë ndeshjet e para të Serisë A (të fundit në 2018/19) ka mbijetuar gjithmonë në fund të sezonit. Rënia e fundit me këtë rezultat në këtë pikë të turneut daton në vitet 1994/95.
– 18 pikët e fituara në 2023-‘24 janë fillimi i tretë më i mirë i Milanit pas shtatë ndeshjeve në një sezon në Serinë A në epokën e tri pikëve për fitore.
– Pesë humbjet e fundit të Milanit në kampionat kanë ardhur të gjitha jashtë shtëpisë, nga shkurti e në vazhdim. Humbja e fundit e kuqezinjve larg Milanos (duke përjashtuar derbin) erdhi kundër një ekipi ligurian, humbje 0-2 kundër Specias më 13 maj 2023.
– “Djalli” ka përqindjen e dytë më të mirë të pasimeve të suksesshme në kampionatin aktual (87.4%, pas vetëm Napolit me 87.7) dhe në veçanti ata kanë përqindjen më të mirë të pasimeve të suksesshme në gjysmëfushën e tyre, duke demonstruar saktësi të madhe në vendosjen e lojës dhe në daljet nga fundorja (94%).
– Kuqezinjtë janë skuadra e vetme në pesë kampionatet madhore europiane në 2023/24 që ka dy lojtarë me tre gola dhe tri asistime (për Olivie Zhiru katër gola dhe tri asiste, për Rafael Leaon tre gola dhe tri pasime fituese).
PANORAMASPORT.AL