• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, September 22, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Juventusi superior ndaj Torinos

07/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

“Derby della Mole” i takon Juventusit, “Zonja e Vjetër” superiore ndaj Torinos.

Juventus ka mposhtur Torinon me rezultat 2-0 në atë që njihet ndryshe si ‘Derby della Mole’, ndeshje kjo e vlefshme për javën e tetë në elitën e futbollit italian.

Pjesa e parë ku karakterizua me lojë të qetë, ku të dy skuadrat po prisnin ndonjë gabim eventual të njëra-tjetrës për të kaluar në epërsi.

Vendasit shënuan që në minutën e gjashtë të ndeshjes përmes Moise Kean, por gjyqtari anësor ngriti flamurin lart për pozitë jashtë loje.

Të dy skuadrat më nuk patën ndonjë rast të mirë shënimi dhe shkuan në pushim mes pjesëve me rezultat të barabartë.

Avantazhin ekipit të Juventusit ia dhuroi Federico Gatti në minutën e 47-të të takimit pas një tollovie në zonë, por fillimisht u desh ndihma e VAR-it për të konfirmuar se gjithçka është në rregull.

Epërsinë e vendasve e dyfishoi polaku Arkadiusz Milik i cili u gjend në kohën e duhur dhe në vendin e duhur në minutën e 62-të, duke shënuar me kokë.

Deri në fund të ndeshjes, nuk pati më raste të mira shënimi dhe Juventusi mori fitoren e radhës në ligë dhe të tretën radhazi ndaj rivalit të qytetit Torinos.

Pas kësaj fitore, Juventus gjen veten në pozitën e tretë në tabelë me 17 pikë të grumbulluara, teksa ndeshjen e radhës e luan në udhëtim ndaj Milanit.

Next Post

Juventusi rikthehet te fitorja

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.