Monday, 13. April 2026
Sport

Pallati i Rinisë me pamje të re pas rinovimit

GS 08/10/2023 1 Min. Lesezeit

Ka përfunduar renovimi i Palestrës Sportive në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë që kishte filluar para disa javësh.

  

Sipas Ministrit të Sportit, Hajrulla Çeku, me investimet e bëra, tani kjo palestër plotëson standardet e kërkuara nga FIBA për zhvillimin e ndeshjeve ndërkombëtare.

“Me këtë investim, palestra ofron kushte shumë më të mira për sportistët, klubet e të rinjtë tanë. Të gjitha punimet janë bërë me profesionalizëm të lartë, cilësi dhe sipas standardeve të FIBA-s. Po krijojmë një të ardhme më të mirë për sportin“, ka shkruar Çeku na “Facebook”.

  

  


Teilen: