Monday, 13. April 2026
Sport

Muslija asiston në fitoren e Paderborn

GS 08/10/2023 1 Min. Lesezeit

Florent Muslija ka qenë përsëri protagonist në fitoren e Paderborn përballë Braunschweigu në kuadër të Bundesliga 2, me rezultat 3:1.

  

Mesfushori asistoi golin e parë në ndeshje në minutën e 11-të për Mattes Hansen, shkruan lajmi.net.

Golat e tjerë u shënuan nga Raphael Obermair dhe Filip Bilbija për Paderborn.

Derisa, golin e vetëm në ndeshje për Braunschweigu e gjeti Robert Ivanov.

Muslija luajti deri në minutën e 77-të, ndërsa Visar Musliu u inkuadrua një minutë më vonë te mysafirët.

25-vjeçari ka katër gola të shënuar e një asistim në edicionin aktual, duke përfshirë edhe dy gola në xhiron e kaluar kundër Schalke. /Lajmi.net/

 

 

 

  

  


Teilen: