• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, September 22, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ndeshja Kosovë – Izrael me shumë gjasë do të shtyhet?

08/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ministria e Kulturës dhe Sportit e Izraelit ka njoftuar se të gjitha garat sportive në vend janë anuluar deri në një njoftim tjetër pas sulmit të djeshëm nga Hamasi dhe shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme në vend.

Përveç pezullimit të të gjitha kampionateve për një kohë të pacaktuar, Ministria gjithashtu ndaloi çdo ekip apo delegacion izraelit të shkonte jashtë vendit.

Vetëm lojtarët e huaj të cilëve u është ofruar evakuimi në Greqi lejohen të largohen.

Për momentin, për shkak të këtij vendimi të autoriteteve izraelite, vetëm Euroliga e basketbollit, Eurocup dhe FIBA ​​Champions League do të hiqen nga garat evropiane.

UEFA në orët në vijim do të dëgjojë kërkesën e federatës së Tel Avivit dhe pothuajse me siguri do të ricaktojë oraret e ndeshjeve të kombëtares izraelite me Zvicrën (në shtëpi) dhe Kosovën (jashtë), të cilat fillimisht ishin menduar të luheshin më 12 dhe 15 tetor.

Lufta në Izrael, e cila filloi të shtunën dhe që tashmë ka shkaktuar qindra viktima dhe mijëra të plagosur, alarmoi edhe UEFA-n, pasi ekipi izraelit do të luante dy ndeshje në Euro 2024 kundër Zvicrës më 12 dhe 15 tetor në Tel Aviv, dhe me Kosovën, në Prishtinë.

“Ne po monitorojmë situatën me shumë kujdes. Jemi në kontakt të përhershëm me federatat.

Ka mundësi që ndeshja Izrael-Zvicër të zhvendoset në terren neutral”, ka thënë një zëdhënës i UEFA-s.

Ndërkohë mediat në Izrael dje shkruanin se takimi me Zvicrën mund të zhvillohej në Qipro, por tani mundësia më e madhe është të shtyhet dhe këtë e ka konfirmuar Moshe Zuares, presidenti i federatës.

Ai u ka kërkuar drejtuesve të UEFA-s që të dyja ndeshjet, me Zvicrën dhe Kosovën, të mos luajnë javën e ardhshme sepse kombëtarja nuk mund të stërvitet apo të udhëtojë jashtë vendit pa lejen e forcave të sigurisë.

Next Post

VIDEO/ “Tërbohet” Liverpool, “të kuqtë” përmbysin Brighton në 4 minuta

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.