Friday, 15. May 2026
Sport

Idetë e Interit për janarin, Marota shënjestron një tjetër yll për sulmin

GS 10/10/2023 2 Min. Lesezeit

Tek Interi e dinë se reparti ofensiv është një nga pikat e dobëta të skuadrës dhe dëmtimi i Arnautoviçit e vuri menjëherë në dukje këtë. Lautaro dhe Turam bindin, por mungesa e alternativave është gjithmonë e më prezente dhe efekti në fushë ka filluar të ndihet.

Interi festa

Për këtë nuk përjashtohet që zikaltrit të jenë aktivë në merkaton e dimrit për të sjellë në Milano një tjetër sulmues edhe pse buxheti i tyre është i kufizuar.

Listën e kryeson padyshim emri i Mehdi Taremit, kontrata e të cilit skadon në qershor, por Porto ka qenë e qartë që për iranianin duhen minimalisht 10 milionë euro për ta lënë të lirë.

Shifra është e lartë për Interin, që duhet gjithsesi të mposhtë konkurrencën e Milanit, që ka qenë në ndjekje të tij që në verë. Në listën zikaltër vazhdon të jetë edhe malazezi i Leçes, Nikol Krstoviç.

23-vjeçari ka shënuar 3 gola në 7 ndeshje në kampionat me Leçen dhe ka tërhequr vëmendjen e shumë prej klubeve të mëdha italiane, me Interin që e di ama se duhet të gjejë formulën e duhur për ta sjellë.

Marota e din se nëse do të duhet të transferojë dikë në janar duhet të përshtatë të gjitha kushtet e duhura, por ndërsa kjo nuk duket aspak e lehtë, i ka drejtuar sytë në Holandë.

Elementi që po ndiqet dhe tek i cili Interi do të fokusohej me sy mbyllur nëse do të kishte burimet financiare është Santiago Himenez i Fejnordit, autor i një fillimsezoni fantastik.

himenez

Drejtuesit zikaltër e njohin mirë falë edhe 12 golave në 8 ndeshje në kampionat, por mbërritja te 22-vjeçari nuk është aspak e lehtë. Meksikani ka një kontratë që skadon në 2027-ën dhe Fejnordi nuk ka ndërmend të heqë dorë nga një sulmues me potencial të tillë për më pak se 25 milionë euro.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: