Friday, 15. May 2026
Sport

Sot në ora 12:00 rifillon shitja e biletave të ndeshjes Shqipëri – Ceki

GS 10/10/2023 1 Min. Lesezeit

Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar të hënën mbrëma që të martën prej orës 12:00 në shitje “online” do të dalin edhe 1139 bileta për ndeshjen e Shqipërisë me Çekinë.

Biletat mund të blihen në mënyrë elektronike në faqen https://al.ebileta.al/, njofton Federata Shqiptare e Futbollit, shkruan lajmi.net.

  

Këto bileta ishin të rezervuara për tribunën e tifozëve çekë, sipas rregullave të UEFA-s.

Federata çeke ka njoftuar se do të shfrytëzojë vetëm një pjesë të tribunës së rezervuar dhe kështu biletat e mbetura do të dalin në shitje. Ndeshja Shqipëri – Çeki luhet të enjten prej orës 20:45 në “Air Albania”.

Është ndeshje vendimtare për kualifikim në Evropian. Interesimi për këtë ndeshje është shumë i madh. /Lajmi.net/

  

  


Teilen: