Friday, 15. May 2026
Sport

Dështoi me Brazilin në Botëror, trajneri Tite i jep fund pushimeve dhe merr drejtimin e Flamengos

GS 10/10/2023 1 Min. Lesezeit

Pas dështimit me kombëtaren braziliane në botërorin e Katarit, trajneri Tite u largua nga ushtrimi i funksionit të detyrës së tij. Por pas një pushimi nëntëmujor Tite futet përsëri në skenën  e futbollit, pasi ish-trajneri i Brazilit ka  merr drejtimin e Flamengos.

tite

Pas shkarkimit të argjentinasit Sampaoli, Flamengo ka emëruar tashmë trajnerin e ri. Klubi kuqezi ka emëruar në krye të pankinës  trajnerin Adenor Leonardo Baki, i njohur me epitetin Tite. Të shumta janë eksperiencat e trajnerit 62-vjeçar ne klubet në Brazil, por në stolin e Flamengos ai ulet për herë të parë në karrierën e tij .

PANORAMASPORT.AL

Teilen: