Saturday, 16. May 2026
Sport

Fanella e Xhakës më e shitura te Lerverkuseni

GS 14/10/2023 2 Min. Lesezeit

Asnjë fanellë e Leverkusenit nuk është shitur më shumë se ajo e Granit Xhakës.

Xhaka e ka filluar në mënyrën më të mirë jetën e re në Gjermani, shkruan lajmi.net.

  

Pas shtatë ndeshjesh, Leverkusen është i pamposhtur dhe kryeson tabelën e Bundesligës, me Xhakën që shkëlqen në rolin e tij si lider në mesfushë.

Një vështrim në shifrat e shitjeve të fanellave të Leverkusen tani tregon se kapiteni i Zvicrës po bëhet lojtari i preferuari i tifozëve.

Një listë e “ZDF Sportstudio” ka renditur se cila fanellë e secilit ekip të Bundesligës është shitur më mirë deri më tani.

Te Leverkusen, fanella e Granit Xhakës me numrin 34 është më e shitura.

Kjo do të thotë se fanella e Xhakës është më popullore se ajo e sulmuesit Victor Boniface, mega nënshkrimi tjetër i Bayer Leverkusen, i cili tashmë ka shënuar shtatë gola në shtatë ndeshjet e para.

Ndërsa, te skuadrat e tjera fanella e Harry Kane është më e shitura, në Bayern, Xavi Simons është shumë i popullarizuar në RB Leipzig, kurse bluza e Leonardo Bonucci në Union Berlin është më e kërkuara.

Vetëm te Borussia Dortmund në krye është një fytyrë e njohur, Marco Reus. /Lajmi.net/

  

  


Teilen: