Një situatë e pakëndshme ka ndodhur për yllin e sulmit dhe kampionin e Italisë me Napolin, Viktor Osdimhen, i cili për momentin është i grumbulluar me kombëtaren e tij.
Një video është bërë virale në rrjet, me policinë që shkon për të arrestuar motrën e sulmuesit duke e marrë me forcë.
Ishte pikërisht kunati i Osimhen që e bëri publike këtë video, duke akuzuar drejtpërdrejtë sulmuesin nigerian se ishte ai që e bëri denoncimin në polici.
Kjo duket se ka të bëjë me një pagesë që kunati i Osimhen nuk e bëri ndaj lojtarit për kalimin e tij te Lila dhe për këtë arsye, sipas tij sulmuesi ka marrë hak në këtë mënyrë.
PANORAMASPORT.AL