Bankeri i Katarit, Sheik Jassim bin Hamad Al Thani është tërhequr nga procesi për të blerë Manchester United.
Sipas, BBC, Sheik Jassim kishte ofruar 5 miliardë funte për klubin, por bisedimet e mëtejshme këtë javë kanë dështuar, shkruan lajmi.net.
Familja Glazer, e cila bleu United për 790 milionë funte në 2005, njoftoi në nëntor 2022 se po mendonin ta shesin Klubin.
Ineos Group i biznesmenit britanik Sir Jim Ratcliffe ishte ofertuesi tjetër kryesor.
Burimet i kanë thënë BBC Sport se Ratcliffe tani shpreson të përfundojë një marrëveshje për një pakicë të aksioneve në klub, që mendohet të jetë 25%.
Njoftimi i familjes Glazer vitin e kaluar se ata po konsideronin të shisnin United çoi në një stuhi interesash, por vetëm dy oferta, nga Ineos dhe Sheikh Jassim.
Të dy paraqitën oferta prej rreth 5 miliardë funtesh. /Lajmi.net/