Saturday, 16. May 2026
Sport

Barcelona dhe Bajern Leverkusen shkëlqejnë në kampionat. Vetëm Ksavi dhe Ksabi janë të pathyeshëm në Europë

GS 15/10/2023 1 Min. Lesezeit

Vetëm dy skuadra në ligat kryesore europiane nuk kanë humbur ende këtë sezon. Dhe të dy ekipet drejtohen nga trajnerë spanjollë, të cilët gjithashtu njihen shumë mirë: jo më kot kanë përkuar në fushë në epokën më të mirë në historinë e futbollit spanjoll.

xavi

Bëhet fjalë për Ksavi Hernandezin dhe Ksabi Alonson, trajnerë të Barcelonës (La Liga) dhe Leverkusenit (Bundesligë), të vetmit që kanë nderin të mbeten të pamposhtur në fillimin e këtij sezoni.

Barcelona, pas njëmbëdhjetë ndeshjesh, ka shënuar tetë fitore dhe tri barazime, ndërsa Leverkuseni me një ndeshje më pak ka regjistruar nëntë fitore dhe një barazim.

Barça, pavarësisht se është skuadra e vetme pa humbje në La Liga, duhet të kënaqet me vendin e tretë, ndërsa “aspirinat” kryesojnë në Gjermani.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: