• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 30, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

I zakonshmi Ibra: Kam më shumë oferta tani se sa kur luaja futboll, ta ndihmojmë Tonalin se është si një drogë

15/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kur flet Zlatan Ibrahimoviç, të gjithë duhet të presin deklarata mjaft interesante. Edhe tani, që ai ka varur këpucët në gozhdë dhe për momentin po shijon pushimet. Pushime të cilat mund të mos zgjasin shumë, pasi shumë klube i kanë hapur dyert për ta bërë pjesë të projekteve të tyre në rol drejtuesi.

ibra tonali

Këtë e ka zbuluar vetë Ibra duke folur në “Festivalin e sporti” në Trento. “Sa ka kaluar që kur u largova? Rreth 3-4 muaj? Tani kam një liri krejtësisht të ndryshme. Po bëj gjëra për vetveten. Nuk kam një shef mbi kokë që të më thotë çfarë të bëj dhe çfarë të ndjek. Tani po përfitoj nga kjo kohë për të kuptuar se çfarë dua të bëj. Kam më shumë oferta tani se sa kur luaja. Nëse bëhem pjesë e diçkaje, dua që të bëjë diferencën, duke qenë vetvetja. Nuk dua të hyj në një situatë si simbol.

Unë hyj, e nis nga zero dhe bëj atë që jam në gjendje të bëj. Pastaj qartësisht, është edhe imazhi si personazh. Të shohim se çfarë ndodh, diçka do të ndodhë. Kisha takime me Milanin. Me bosin, edhe tjetrin. Flasim. Të shohim se ku do shkojë, është momenti që të njihemi. Pastaj nëse arrin të sjellësh diçka, bën efekt, nëse nuk sjell gjë, jo. Nëse më japin një kontratë që të vazhdoj të luaj, bën efekt. Po tallem”, tha duke qeshur ai.

Por Ibra u bë shumë serioz kur iu kujtua situata e Sandro Tonali, ish-shok skuadre te Milani, tashmë nën hetim për vendosjen e basteve të paligjshme në ndeshje futbolli. “Di pak gjëra për këtë histori, nuk kisha vënë re asgjë të çuditshme te ai. Por nuk mund të gjykosh para se të dish gjithçka. Nëse është me të vërtetë i sëmurë pas kumarit, atëherë duhet ndihmuar pasi është si një drogë. Edhe unë kam luajtur në kazino pasi çdokush bën atë që do me paratë e tij. Por duhet kuptuar situata”, tha Ibrahimoviç.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Gjyqtarët nga Kosova delegohen për miqësoren e Shqipërisë me Bullgarinë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.