• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, June 18, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Dështuan me Bjellorusinë, media zvicerane: Ndeshja ndaj vëllezërve të Kosovës, Xhakës e Shaqirit, po bëhet lojë e fatit

15/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Zvicra është befasuar në shtëpi nga Bjellorusia, ku helvetët patën fat në fund dhe e mbyllën ndeshjen me një barazim dramatik 3-3. Në komentin e bërë nga “blick.ch” fati i kualifikimit të Zvicrës në Europian varet deri diku edhe nga dueli me Kosovën, vendi i origjinës së disa lojtarëve helvetë.

ZVICER

 

“Sa e çmendur është kjo?  Një ekip luan për një gol. 80 përqind posedim të topit. Gjithçka në rregull. Dhe pastaj kthesa pothuajse absurde. Fillon me një konfuzion në mbrojtjen qendrore.  Akanji dhe Shar nuk janë askund. Antilevksi mund të kalojë i papenguar gjatë një prej kundërsulmeve të rralla bjelloruse. Dhe për shkak se Rodrigez më në fund lejon lojtarin e tij të vrapojë, ai shënon golin.  Ai quhet Maks Ebong dhe luan për FC Astana në Kazakistan.

Granit Xhaka bën atë që nuk duhet të ndodhë rreth zonës së rreptësisë së kundërshtarit. Ai e humb topin. Bjellorusia në kundërsulm. Dhe Polyakov shënon golin me kokë nga rreth 11 metra.  Duke fjetur përsëri Rodrigez. Do të jetë edhe më e dhimbshme. Kundërpërgjigjet Bjellorusia. Antolevski thellon rezultatin në 3-1. Kjo është? Absolutisht jo!  Akanji dhe Amdouni barazuan në minutën e 89-të dhe të 90-të. Zvicra dëshiron më shumë.  Shtatë minuta kohë shtesë. Fitorja është e domosdoshme! Por nuk mjafton më. Ndeshja e Kosovës kthehet në lojë fati. Dhe tani? Ne do të luajmë kundër Kosovës në Bazel.

Nga të gjitha, ndeshja ndaj vëllezërve të Kosovës, Xhakës, Shaqirit dhe Co., tashmë po bëhet lojë e fatit.

Para kësaj, është gjithashtu kundër Izraelit. Ndoshta jo. Më shumë se kurrë, gjithçka është në pikëpyetje në këtë grup të dobët. Edhe kualifikimi… Dhe çfarë ka mbetur pas? Kapiteni Granit do të kishte dashur një ndeshje krejtësisht të ndryshme ndërkombëtare, e 118-ta, me të cilën u barazua me rekordin e  Heinz Herman sa i përket ndeshjeve me kombëtaren zvicerane”, shkruan media helvete “Blick”.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Asllani dhe Mitaj u bëjnë thirrje tifozëve: Ejani të mundim Bullgarinë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.