Thursday, 22. October 2026
Sport

​Courtois ndez El Clasicon, paralajmëron Barcelonën

GS 22/10/2026 1 Min. Lesezeit

Thibaut Courtois i ka dërguar një mesazh të qartë Barcelonës para El Clasicos, duke theksuar se Real Madridi duhet të fitojë për të ngushtuar diferencën në tabelën e La Ligës.

Portieri belg vjen në këtë përballje pas fitores 4-1 ndaj RB Leipzigut në Ligën e Kampionëve, ndeshje në të cilën bëri dy pritje të rëndësishme.

“Duhet ta ngushtojmë diferencën me ta dhe kjo mund të arrihet vetëm duke fituar”, tha Courtois, duke iu referuar Barcelonës.

Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e paraqitjes në mbrojtje, duke shpresuar që madrilenët të mos pësojnë gola në përballjen me rivalët e tyre të përbetuar.

“Do të hyjmë në ndeshje me besim dhe shpresojmë të mbrohemi mirë në mënyrë që të mos pësojmë gola”, u shpreh belgu.

Real Madridi renditet i treti në La Liga me 21 pikë, gjashtë më pak se Barcelona, e cila kryeson tabelën pas nëntë xhirove.

El Clasico mes Barcelonës dhe Real Madridit zhvillohet më 25 tetor.

Teilen: