Saturday, 16. May 2026
Sport

Haaland dhe Odegaard kanë edhe një mundësi për Evropian

GS 16/10/2023 1 Min. Lesezeit

Kombëtarja e Norvegjisë në futboll mund të kualifikohet për në Kampionatin Evropian nëpërmjet play-off të Ligës së Kombeve.

Dy yjet kryesorë të saj, Erling Haaland dhe Martin Odegaard, nuk janë paraqitur ende në një garë ndërkombëtare me Norvegjinë.

Kjo e fundit pësoi të dielën në mbrëmje në duelin me Spanjën me rezultatin 0-1, duke humbur mundësinë që të kualifkohet në Euro 2024 nëpërmjet grupit A.

Kjo pasi kualifikimin e siguruan spanjollët dhe Skocia, që tani kanë nga 15 pikë të grumbulluara.

Teilen: