Saturday, 16. May 2026
Sport

Gjesti i turpshëm i lojtarit të Francës, qeshi gjatë heshtjes për nder të një mësuesi që vdiq pas sulmit në një shkollë

GS 16/10/2023 1 Min. Lesezeit

Reprezentuesi i Kombëtares së Francës u kritikua për gjestin e tij skandaloz para fillimi të ndeshjes kundër Holandës në kualifikueset për Kampionatin Evropian.

  

Todibo u kap nga kamerat teksa qeshte gjatë momentit kur u mbajt një minut heshtje për nder të një mësuesi që humbi jetën gjatë një sulmi në një shkollë në Arras, përcjell lajmi.net.

Lojtarit të Nice iu duk qartë diçka qesharake në atë moment, ndaj shkaktoi zemërimin e publikut francez për sjelljen e tij të turpshme.

Todibo aktualisht luan për Nice. Këtë sezon, ai luajti shtatë ndeshje në Ligën 1 dhe regjistroi një asistim./Lajmi.net/

  

  


Teilen: