Kombëtarja e Holandës do të “përplaset” me Greqinë mbrëmjen e sotme, aty ku fitorja ka marrë trajtën e një misioni vendimtar në rrugën drejt “Euro 2024”. “Tulipanët” pozicionohen aktualisht në vendin e 3-të të Grupi B, tri pikë më pak se ballkanasit, po me një ndeshje më pak.
Në vigjilje të këtij ballafaqimi ka folur edhe trajneri Ronald Koman, i cili e “nuhat” vendosmërinë e grekëve për të arritur qëllimin, marrjen e një rezultati pozitiv, pavarësisht rrethanave dhe stilit të lojës:
“Situata në të cilën ndodhemi na e bën fitoren të domosdoshme. Nuk ka përse të nxisë panik në kampin tonë rreth strategjive që mund të përdorë kundërshtari në arritjen e objektivit. Është e vërtetë se atmosfera do të jetë elektrizues dhe ata do të përpiqen të përfitojë nga ky faktor.
E rëndësishme të qëndrojmë si grup i bashkuar dhe të ruajmë qetësinë shpirtërore. Vetëm kështu do t’u bëjmë ballë. Ruajtja e kthjelltësisë do të na ndihmojë në konkretizimin e rasteve.
Në duele të tilla shanset janë me pikatore dhe nëse nuk i konkretizon, atëherë do të përballesh me pasojat, eliminimin, por le të mos e mendojë për këtë. Pavarësisht humbjes me Francën në shtëpi, ai takim la disa detaje pozitive që mund të na vlejnë kundër grekëve”, përfundoi trajneri i Holandës, Ronald Koman.
PANORAMASPORT.AL