• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, September 27, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Prag derbi Partizani – Tirana

18/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Partizani dhe Tirana përballen të enjten në derbin e shtyrë, i pari midis tyre për këtë sezon, dhe trajneri i përkohshëm i bardhebluve, Julian Ahmataj, pret një sfidë të luftuar.

“Derbi është një ndeshje specifike, sepse luajnë dy ekipet më të titulluara në vend dhe dihet rivaliteti. Është një ndeshje për të luftuar dhe për të marrë më të mirën. Kemi disa shqetësime, por besoj se e kemi grupin për të përballuar sfidën. Ne kemi për detyrë ta luajmë derbin dhe pastaj rezultati i ngelet fushës”.

Për futbollistin Kristal Abazaj ka ardhur koha për një gol në derbi.

“Po, besoj se ka ardhur momenti të shënoj në derbi, pasi kam kaluar një ngërç edhe psikologjik le të themi.

Por për këtë gjë nuk jam aspak nën presion dhe shpresoj që nesër të shënoj”.

Ndërkaq, edhe në krahun tjetër, Partizani vjen me një trajner të përkohshëm, në trajtën e drejtorit sportiv, Arbër Abilaliaj, i cili do të drejtojë stafin teknik pas largimit të trajnerit Zoran Zekiç.

Ky i fundit u largua drejt NK Osijekut në Kroaci dhe të kuqtë e kryeqytetit janë vënë në kërkim të një trajneri, por nuk kanë arritur ta gjejnë atë as për derbin e nuk kanë gjasa ta gjejnë as për sfidën e së hënës me Erzenin. Kështu, në kushte emergjence, Abilaliaj pritet t’u mbetet besnik formacionit dhe skemave të lojës së Zekiçit edhe në derbi.

Next Post

Cana rrëfen përvojën për rreth 20 orë me presidentin Macron, tregon se çka biseduan rreth Shqipërisë e Kosovës

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.