Thursday, 21. May 2026
Sport

Njukasëll del me një njoftim për përfshirjen e Tonalit në baste, ja çfarë do të ndodhë me italianin

GS 18/10/2023 2 Min. Lesezeit

Anglia, dashje pa dashje, është përfshirë nga skandali i basteve të disa lojtarëve italianë. Kjo vjen për shak se dy nga të akuzuarit kryesorë, Sandro Tonali dhe Nikola Zaniolo, aktualisht luajnë në Premier Ligë, i pari me Njukasësll dhe tjetri me Aston Vilën.

tonali

Më në fund ka ardhur edhe reagimi i parë nga “ishulli”, ku Njukasëll ka njoftuar se Sandro Tonali ka mbështetjen e plotë nga klubi anglez. Ky suport vjen pasi ish-mesfushori i Milanit është intervistuar nga prokurorët vendas për baste të dyshuara të paligjshme.

Në deklaratën e publikuar nga klubi në faqen e tyre në platformën “X” klubi anglez njoftoi:

“Njukasëll Junajtid mund të konfirmojë se Sandro Tonali është duke u hetuar nga Prokuroria Italiane dhe Federata Italiane e Futbollit (FIGC) në lidhje me aktivitetet e paligjshme të basteve.

Sandro është plotësisht i angazhuar për hetimin dhe do të vazhdojë të bashkëpunojë me të gjitha autoritetet përkatëse.

Ai dhe familja e tij do të vazhdojnë të marrin mbështetjen e plotë të klubit. Për shkak të këtij procesi në vazhdim, Sandro dhe Njukasëll United nuk janë në gjendje të ofrojnë komente të mëtejshme në këtë moment”.

;

PANORAMASPORT.AL

Teilen: