• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, September 27, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Isco zbulon trajnerin me më shumë personalitet te Reali

18/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Isco është tashmë pjesë e Betis Sevilla në LaLiga dhe ka nisur të marrë minutat që aq shumë i kanë munguar në sezonet e fundit me Real Madrid dhe Sevilla.

Mesfushori rikthehet të flasë për “Los Blancos” duke theksuar se u largua nga madrilenët pasi ndjeu se për të nuk kishte më vend në skuadër ndërsa shtoi se trajneri me më shumë personalitet me të cilin ka punuar ka qenë Zinedine Zidane.

“Nuk mund të qëndroja më tek Real Madrid, e ndjeva se aty nuk kishte më vend për mua. Me Realin kalova shumë vite, kam pasur një eksperiencë të bukur dhe të lumtur.

Por, me shumë trajnerë kam pasur probleme, çfarëdo që unë të bëja ata sërish nuk do të më aktivizonin. Mua më mungonte pak edhe përgatitja në aspektin psikologjik dhe në vend që të bëja më shumë, dëshpërohesha. Është pak e vështirë të largohesh nga klubi më i mirë në botë, duhet gjetur koha e duhur.

Zidane? Është një nga trajnerët me më shumë personalitet që unë kam punuar. Erdhi dhe e mori skuadrën në një moment të vështirë, por fituam tre Champions League radhazi. Më pas u largua, u rikthyer sërish dhe ne sërish fituam”, tha Isco.

Next Post

Mediumi izraelit: Ndeshja e shtyrë Kosovë – Izrael pritet të luhet në këtë datë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.