• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, September 27, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ronaldo synon tjetër rekord

18/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

I pakohë, është një mbi emër që mund t’i sh kojë për shtat Kristiano Ronaldos, edhe pse vetëm një i tillë duket shumë pak për të përmbledhur karrierën e portugezit. Në moshën 38- vjeçare, sulmuesi vazhdon të mos njohë limite dhe të shënjestrojë rekorde mes paraqitjeve ne klubin dhe kombëtaren.

E kur është fjala për Portugalinë, Kristiano nuk njeh rivalë. Luzitanët kanë prerë biletën për në Europianin 2024 falë edhe kontributit të Ronaldos, që pritet të thyejë një tjetër rekord. Pasi u bë i pari që ka marrë pjesë në 5 kampionate europiane, mund të bëhet tashmë i pari që merr pjesë në 6 të tillë.

Në mungesë të ndonjë surprize, kapiteni do të jetë në fushë duke udhëhequr kombëtaren me ëndrrën për të përsëritur të njëjtin sukses si ai i 2016- ës dhe për t’i shtuar një tjetër trofe palmaresit të pasur të tij. Me etjen për të qenë gjithmonë protagonist, kompeticioni i zhvilluar në Gjermani do të ketë një shije tejet të veçantë për portugezin, që 20 vite pas Europianit të tij të parë do të ketë mundësinë të luajë të gjashtin, si askush tjetër në histori.

40 GOLA –

Si askush tjetër në fakt është edhe rendimenti i tij në këtë vit kalendarik. Me dopietën e fundit ndaj Bosnjë Hercegovinës, pesë herë fituesi i “Topit të Artë” mbërriti në 40 gola në 2023-shin, duke lënë pas Erling Halandin të ndalur në 39 dhe Kilië Mbapenë me 35. Me dygolëshin ndaj ballkanasve, Ronaldo shkoi në kuotën e 9 golave gjatë këtij viti me kombëtaren, ndërsa ka shënuar deri më tani 31 gola në 36 ndeshje për Al-Nasrin që nga janari.

Po ashtu, ky është viti i 12-të kalendarik në të cilin Kristiano ka shënuar të paktën 12 gola: 48 në 2010-ën, 60 në 2011-ën, 63 në 2012-ën, 69 në 2013-ën, 61 në 2014-ën, 57 në 2015-ën, 57 në 2015-ën, 57 në 2017- ën, 49 në 2018-ën, 44 në 2020-ën, 47 në 2021-shin dhe 40 në 2023-shin.

Ndërsa numrat vazhdojnë të konfirmojnë Ronaldon si një ndër më të mirët e të gjitha kohërave, ka një numër që duket i gënjeshtërt për të: mosha. Me 38 vite mbi supe, duket ende si 20, me të njëjtën dëshirë për të lënë gjurmë.

Duket se nuk dëshiron të ndalet, edhe pse karriera e tij po zhvillohet tashmë në një tjetër kontinent. Largimi i tij nga froni dukej diçka e lehtë tashmë, por në betejën e golave Haland dhe Mbape kanë ende punë për të bërë, të paktën deri në fund të 2023-shit.

Next Post

Nuk pritej nga Bellingham: Ylli anglez shkakton një nga simulimet më qesharake në futboll kundër Italisë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.