• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, September 28, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Gjeniu Bellingam magjeps Anglinë. Në 13 ndeshje këtë sezon është shpallur 9 herë lojtari më i mirë në fushë

19/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Tifozët e Anglisë vazhdojnë të shi jojnë magjitë e Xhud Bellingamit në skuadrën e tij, ndërsa talenti i Realit të Madridit u shpall lojtari më i mirë në ndeshjen kualifikuese të “Euro 2024” kundër Italisë.

BELI

Një ndryshim taktik i Garet Sauthgejtit me pozicionin e tij, i ndihmoi “tre luanët” të përmbysnin Italinë 3-1 në “Wembley” dhe siguruar biletën në Europianin e Gjermanisë me dy ndeshje përpara përfundimit të fushatës kualifikuese. Italia kaloi në epërsi përmes Xhanluka Skamakës në minutën e 15-të, por Herri Kejn barazoi nga penalltia pak para pjesës së parë. Megjithatë, pjesa e dytë ishte një histori krejtësisht e ndryshme, pasi vendësit dominuan totalisht dhe fituan 3-1 falë goditjeve të shkëlqyera të Markus Rashfordit dhe Kejnit.

Por ishte 20-vjeçari Bellingam, i cili u pengua në zonë dhe fitoi penalltinë e më pas dha asistin për Rashfordin, ai që vodhi skenën. Talenti i Realit luajti si numër 10 pas Kejnit në sulm dhe nuk zhgënjeu as këtë herë. Ai ishte lojtari më i mirë i Anglisë dhe i ndeshjes, pasi ndodhi kështu edhe në daljen e tij të mëparshme për kombëtaren, kundër Skocisë. Ai është shpallur lojtari i ndeshjes gjithsej nëntë herë këtë sezon, në vetëm 13 ndeshje të luajtura për klubin dhe kombëtaren. Bellingam është bërë një nga yjet më të mëdhenj në botë pas transferimit të tij prej 115 milionë paundësh në Madrid nga Borusia e Dortmundit në verë.

Dhe tani tifozët e Anglisë ëndërrojnë që të triumfojnë në Gjermani verën e ardhshme pas performancës së mesfushorit në një rol më sulmues kundër Italisë. Vetë lojtari tha se po e shijon lirinë në sulm që po i jep Ançeloti në klub, por tashmë edhe Sauthgejti në kombëtare.

“Me transferimin e madh, fakti është që unë duhet të bëj diçka, pavarësisht shënoj apo asistoj apo bëj një paraqitje fituese në ndeshje. Ky është klubi në të cilin dua të jem për 10-15 vitet e ardhshme të jetës sime. Më pëlqen atje. Kur je rreth atyre mentaliteteve dhe cilësisë së lojtarëve çdo ditë… kjo të çon në një nivel të ri mendërisht, fizikisht dhe teknikisht”, tha Bellingam.

BELLLL

Përgatiti: ANDROKLI DRALO-PANORAMASPORT.AL

Next Post

Kryeqyteti bëhet gati për derbin e madh, publikohen formacionet zyrtare të Partizani-Tirana

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.