Sunday, 17. May 2026
Sport

“Arti i forcës dhe kontrollit”, Ibrahimoviç tregon se sa i fuqishëm është në moshën 43-vjeçare

GS 20/10/2023 1 Min. Lesezeit

Zlatan Ibrahimovviç që nga vera e shkuar ka marrë statusin e ish-futbollistit, pasi suedezi me orgjinë boshnjake është pensionuar. Së fundmi ai iu përgjigj disa pyetjeve në intervistën e dhënë për “Gazzetta dello Sport”.

ibra

Njëra prej tyre kishte të bënte me lojtarin më të mirë me të cilin ka luajtur në karrierën e tij dhe intervista e tij është shoqëruar me interes të madh publik. Zlatan është veçanërisht aktiv në rrjetet sociale, ku shpesh tregon seancat e tij stërvitore.

Tani Ibra është duke u stërvitur në palestër duke treguar forcë dhe fleksibilitet të lakmueshëm fizik. “Arti i forcës dhe kontrollit”, shkroi qendërsulmuesi i famshëm në “Instagram”. Në karrierën e tij, Ibrahimoviç luajti për Malmo, Ajaks, Juventus, Inter, Barcelona, ​​Milan, PSG, Mançester Junajtid dhe LA Galaksi dhe shënoi 62 gola në 122 ndeshje për Suedinë.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: