Mesfushori argjentinas, Papu Gomez pezullohet me 2 vite për shkak të dopingut.
Bëhet fjalë për periudhën që ka qenë tek klubi spanjoll, Sevija. Testi u krye pak para se të luante dhe të fitonte Kupën e Botës me Argjentinën.
Këtë sezon ai luajti vetëm dy ndeshje me Monzën, dhe të paktën dy sezone nuk do të jetë më pjesë e fushave të blerta. Nga viti 2014-2021 ai ka qenë futbollist i Atalantës, teksa ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit.
Në përditësim…
PANORAMASPORT.AL