• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, September 28, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Mungon vetëm firma e “demit”, Inter gati të “blindojë” kapitenin

20/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Prej disa sezonesh tashmë, “bomberi” argjentinas, Lautaro Martinez është kthyer në lojtarin kryesor të “zikaltërve” të Inter, teksa këtë sezon ka “blinduar” dhe shiritin e kapitenit në krahun e tij e për këtë arsye drejtuesit e nënkampionëve të Evropës dëshirojnë ta shpërblejnë “demin” me një kontratë të re.

Marrëveshja aktuale që Lautaro ka me Inter zgjat deri në vitin 2026, nga e cila përfiton 6 milionë euro, mirëpo në ofertën drejtuar menaxherit të sulmuesit, Alejandro Camano kontrata e re pritet të ketë një kohëzgjatje deri në vitin 2028, nga e cila “demi” do të përfitojë 7.5 milionë euro bazë, si dhe do të ketë bonuse ekstra që mund ta cojnë pagën deri në 8-8.5 milionë euro.

Për Martinez disa fjalë i tha dhe CEO i “zikaltërve”, Giueseppe Marotta, i cili e cilëson 26-vjeçari si “Messi i tij”, teksa shton se nuk është si Lukaku apo Skriniar, që u larguan jo dhe në mënyrë aq të bukur nga klubi.

“Lautaro është ndryshe nga Lukaku dhe Skriniar, të cilët më zhgënjyen. Ai e mban fjalën, Lautaro është Messi im”,- u shpreh Marotta. /i.m /abcnews.al 

Next Post

Mirante nuk luan titullar prej 2.5 vitesh. 1 minutë lojë me Milanin, ndaj “zonjës radha e një ish-juventini

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.