• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, September 28, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Agim Ademi takon ministrin e Mbrojtjes: Vë në dispozicion kampin e futbollit për ushtarët e Kosovës

20/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi është takuar sot me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Këtë të ditur e ka bërë vet Federata me anë të një komunikate për media, shkruan lajmi.net.

Një ndër temat më të rëndësishme të diskutimit ishte ideja që pjesëtarët e FSK-së, të përfshihen në sa më shumë aktivitete të futbollit, si dhe mundësia e ndërtimit të një kampi të përbashkët në kryeqytet ku do të mund të ushtroheshin aktivitetet sportive.

“Po ashtu, Federata do t’i ofrojë në dispozicion ministrisë Kampin Nacional në Hajvali  dhe ekipi organizativ i FFK-së do të jetë në shërbim të MB-së dhe FSK-së kur këto të fundit do të kenë ndonjë aktivitet sportive”, thuhet në komunikatë.

Njoftimi i plotë nga FFK:

Presidenti Agim Ademi ka pritur sot në takim ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

I pari i FFK-së dhe ministri Maqedonci diskutuan rreth mundësisë për bashkëpunim ndërinstitucional dhe përfshirjen e pjesëtarëve të FSK-së në futbollin kosovar.

Ndër të tjera ata parashtruan idenë që pjesëtarët e FSK-së të përfshihen më shumë në aktivitetet e futbollit me projekte e evente të ndryshme. Gjatë takimit u diskutua edhe ideja e ndërtimit të një kampi të përbashkët në kryeqytet, në të cilin do të mund të zhvillohen aktivitetet sportive.

Po ashtu, Federata do t’i ofrojë në dispozicion ministrisë Kampin Nacional në Hajvali  dhe ekipi organizativ i FFK-së do të jetë në shërbim të MB-së dhe FSK-së kur këto të fundit do të kenë ndonjë aktivitet sportiv.

Bashkëpunimi në projektet e planifikuara do të vlejë edhe në krijimin e kushteve për të zbatuar idetë, ku FFK mund të merret me aspektin fizik/sportiv dhe organizativ, derisa ministria të jetë e gatshme të asistojë me inxhinierë, pajisje teknike dhe mjete tjera të nevojshme për të implementimin dhe zbatimin e projekteve të përbashkëta.

Krerët e këtyre dy institucioneve u dakorduan që në ditët në vazhdim të nënshkruhet Memorandumi i Bashkëpunimit ndërmjet FFK-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes, përmes të cilit do të konkretizohen të gjitha idetë dhe projektet e përbashkëta.

Në fund të takimit, presidenti Ademi e nderoi ministrin Maqedonci me fanellën e personalizuar të Kosovës dhe me simbolin e kryeqytetit “Hyjneshën në Fron”, derisa ministri i dhuroi presidentit Ademi medaljonin personal. /Lajmi.net/

 

Next Post

Guardiola e do De Zerbin trajner të ardhshëm të Cityt

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.