• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, September 29, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ish-arbtrit spanjoll: Ekziston një VAR paralel

20/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Nga VAR te VOR. Xavier Estrada Fernandez, ish-arbitër spanjoll, foli në Radio Marca duke zbuluar ekzistencën e një dhome VOR paralele me atë VAR:

“Është një dhomë që përdoret prej disa vitesh nga Komiteti, në dhomën e VAR-it janë teknikët dhe operatorët e të ashtuquajturit syri i skifterit, dhoma VOR është një sallë operacioni që nuk parashikohet as në statutin e Federatës, as në protokollin VAR dhe as në kontratat tona të punës.

“Duke filluar nga sezoni 2021/22 dhe sezoni 2022/2023, kjo dhomë tjetër u krijua pa e shpjeguar publikisht as për La Ligën, as për klubet, duke na dhënë shumë më tepër punë duke pasur përgjegjësi që nuk janë tonat”.

“Që ka komunikim mes tyre është e qartë, por ata duhet të jenë ata që do ta shpjegojnë. Clasico kanë më shumë ndikim, por ka situata komplekse loje, pavarësisht nëse është një El Clasico apo një ndeshje tjetër.

“Për sa i përket telekamerës në dhomën VAR, na u tha se e gjithë audio është regjistruar, përveç asaj që vjen nga salla e operacioneve për gjyqtarin në VAR”.

Një çështje rrezikon të shpërthejë në La Liga:

“Është logjike që asnjë koleg të mos flasë kur është aktiv, sepse nuk mundet me kontratë dhe sepse të gjithë e dini se çfarë do të ndodhte.

Përkundrazi, do të kishte qenë e rëndësishme që kur të krijohej figura e drejtorit operacional si vetë salla, Komiteti t’ia kishte shpjeguar botës”.

Gjatë paradites Federata pritet të dalë me një deklaratë për këtë temë, ndonëse burime të federatës komentojnë se të gjitha nivelet ishin në dijeni për ekzistencën e kësaj dhome.

Next Post

Vazhdon skandali i basteve në Itali, dyshohet se është përfshirë edhe trajneri Allegri

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.