Sunday, 17. May 2026
Sport

Chelsea pa Brojan kundër Arsenalit

GS 20/10/2023 1 Min. Lesezeit

Chelsea do të jetë pa sulmuesin shqiptar, Armando Broja për ndeshjen e tyre kundër Arsenalit.

Mauricio Pochettino e ka konfirmuar se sulmuesi pësoi një lëndim sa ishte i grumbulluar me kombëtaren shqiptare, shkruan lajmi.net.

“Broja nuk do të jetë i gatshëm, ai ka pak irritim në gju, por është gjuri tjetër, jo ai që ishte problem në të kaluarën”, tha Pochettino.

22-vjeçari është përballur me lëndime të shumta, duke përfshirë një dëmtim në ligamente që e mbajti jashtë fushës për gati një vit.

Ai luajti në dy ndeshjen e fundit të Chelseat, duke shënuar një gol.

Ndeshja mes dy skuadrave angleze në kuadër të Premier Leagues do të zhvillohet në “Stamford Bridge” të shtunën me fillim nga ora 18:30. /Lajmi.net/

 

 

 

Teilen: