Një nga specialitetet e Kombëtares shqiptare në kualifikueset e Europianit, kanë qenë padyshim golat spektakolar nga distanca. Arsyeja? Duket se lojtarët kuqezi po “kopjojnë” trajnerin e tyre, Silvinjo, i cili gjatë periudhë që ishte futbollist, realizonte kështu golash spektakolarë nga distanca.
Edhe pse për shkak të rolit të tij si mbrojtës i majtë, golat e brazilianit nuk kanë qenë të shumtë, ato kanë qenë me të vërtetë tepër specialë.
“Panorama Sport” iu servir një gol spektakolar të realizuar nga Silvinjo në 24 janar të vitit 2010, kur trajneri aktual i Kombëtares aktivizohej me fanellën e Mançester Sitit, teksa me një gjuajtje brilante nga afro 25 metra, arriti të shënonte në portën e Skunthorpes.
PANORAMASPORT.AL