Janë duke u zhvilluar dy ndeshje në Superligën e Kosovës në futboll.
Feronkeli 74 po përballet me Prishtinën, me rezultatin që ende nuk ka ndryshuar 0:0, shkruan lajmi.net.
Edhe pse janë zhvilluar 45 minuta lojë, asnjëra skuadër nuk ka pasur rast të mirë shënim.
Megjithatë skuadra vendase ka marrë një iniciativë të lehtë.
Madje Feronikeli 74 shënoi një gol, por u anulua për pozicion jashtë loje.
Pa gola ka përfunduar edhe pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Gjilanit e Fushë Kosovës.
Edhe në këtë ndeshje nuk pati raste të shumta. /Lajmi.net/