Thursday, 21. May 2026
Sport

Vjen oferta e parë nga zikaltrit

GS 21/10/2023 1 Min. Lesezeit

Tek Interi besojnë fort se Lautaro Martinez do ta rinovojë kontratën e tij aktuale, që skadon në qershor 2026.

Brenda dhe jashtë fushës argjentinasi është simbol i skuadrës dhe drejtuesit duan ta shpërblejnë duke e bërë më të paguarin e skuadrës (aktualisht është Çalhanoglu me 6.5 milionë euro).

Sipas asaj që raporton “FcInterNews”, klubi i ka paraqitur agjentit të Lautaros, Alehandro Kamano, ofertën e parë zyrtare, një rinovim me pagë prej 7.5 milionë eurosh (aktualisht përfiton 6) plus bonuse që do t’i dërgojnë në mbi 8 milionë euro përfitimet e sulmuesit.

26-vjeçari pritet të rinovojë deri në 2028-ën, me Interin që kërkon t’u japë një sinjal edhe admiruesve të 26-vjeçarit.

Teilen: