Sunday, 17. May 2026
Sport

VIDEO/ Aksion shembullor i “qytetarëve”, Alvarez tund rrjetën e Brighton

GS 21/10/2023 1 Min. Lesezeit

“Qytetarëve” të Manchester City u kanë mjaftuar vetëm 7 minuta për të zhbllokuar sfidën e pasdites së sotme ndaj “pulëbardhave” të Brighton, sfidë kjo e vlefshme për javën e 9 të Kampionatit anglez të futbollit, Premier League.

Gjithçka nisi nga këmbët e talentit belg, Jeremy Doku, i cili pasi driblon bukur në “zemrën” e mbrojtjes së “pulëbardhave” dërgon një pasim fantastik te Julian Alvarez, me këtë të fundit që mposht me një goditje të lehtë portierin Steele. Rezultati shkon në 1 me 0. /i.m /abcnews.al

SHIKONI GOLIN:

Teilen: