Mallorca nuk ka arritur të shmang humbjen përballë Real Sociedadit me rezultat minimal 1:0.
Vedat Muriqi luajti nga minuta e parë, duke e kompletuar ndeshjen, shkruan lajmi.net.
Brais Mendez ia dha epërsinë skuadrës vendasve, pas një super asistimi të Kubos.
Mikpritësit menduan se do të dyfishonin avantazhin e tyre vetëm tre minuta më vonë përmes Mikel Oyarzabal, por përpjekja e spanjollit u përjashtua për një pozicion jashtë loje.
Kjo krijoi një finale magjepsëse dhe pavarësisht nga një sërë gjysmë shansesh për Mallorca-n, njerëzit e Imanol Alguacil qëndruan të vendosur për të siguruar tre pikë.
Muriqi pari mundësi ideale barazimin, në minutat e fundit të ndeshjes, por nuk arriti ta qoj topin në rrjetë. /Lajmi.net/