• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, September 29, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Çfarë thotë trajneri I Skënderbeut?

21/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Trajneri I Skënderbeut, Ivan Gvozdenoviç, mendon se skuadra e tij kishte bërë thuajse gjithçka mirë ndaj Vllaznisë por ishte dënuar nga episodet. Ai nuk e cilësoi me fat fitoren e shkodranëve që e kërkuan suksesin me sulme të njëpasnjëshme.

“Kur ishte kartoni i kuq, ndërruam formacionin dhe ishim me 1 përpara. Ishim me 10 lojtarë me vetëm një mendim si të vendoseshim në fazën mbrojtëse. Ishim në ekuilibër, por ky ishte maksimumi sot.

Nuk mund të them se ishim pa fat se Vllaznia sulmoi në pjesën e dytë. Ne ishim mirë në kundërsulm me Dejanin kur ishte në penallti apo jo, si dhe me Rashicën.

Ishim në ekuilibër dhe nuk krijuan shumë raste për gol, dinim me shpejtësi përpara. Kishim edhe forcë me Nikajn.

Sot jam shumë i mërzitur se mendonim se do të merrnim pikë. Mendonim që do të rrinim në ekuilibër, goli i parë ishte me fat, nuk ishte një krosim i bukur. Por pastaj ishte shumë, shumë e vështirë të vazhdonim.

Kur mbeteshin 10 minuta nga fundi i pjesës së parë, nuk mund të mendoj vetëm si të rrimë mbrapa.

Problemi ishte te krahët, por vjen një krosim, ishim fort brenda dhe erdhi goli. Unë kisha një vendim me Uçe që të mbajë topin dhe Rashica si mesfushor të sulmojë hapësirë dhe të shënonim gol.

Kjo ishte pak rrezik për ne, por ishte vendimi i stafit dhe kjo ishte ideja në vijim”, tha Gvozdenoviç pas ndeshjes për “MCN..

Next Post

Leverkusen e Stuttgart vijojnë triumfet, “demat” e Leipzig kthehen te fitorja ndaj Darmstadt

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.