Sunday, 17. May 2026
Sport

VIDEO/ I diagnostikuar si “i sëmurë” pas kumarit, tifozët e Njukasëll trajtojnë si hero Tonalin

GS 21/10/2023 1 Min. Lesezeit

Sandro Tonali është në epiqendër të çështjes së lojtarëve që vendosin baste në Itali, por për tifozët e Njukasëllit, kjo nuk përbën asnjë problem.

asdsadsadsad

Përkundrazi, ata e kanë trajtuar si hero futbollistin i cili ka luajtur në ndeshjen e sotme në kampionatin anglez të fituar 4-0 ndaj Kristal Palas. Kjo u pa që në pjesën e parë të ndeshjes, kur mesfushori italian u çua të bënte nxemjen.

Menjëherë në shkallët e stadiumit nisën duartrokitjet për të, teksa tifozët nuk ngurruan të shpalosnin edhe pankarta në mbështetje të lojtarit i cili më pas u aktivizua në minutën e 66-të të sfidës në fjalë.

SHIH VIDEON

Tonali rrezikon një dënim afatgjatë që me shumë mundësi do ta lërë për disa muaj larg fushave të lojës. Por Njukasëll ka vendosur që ta aktivizojë futbollistin e diagnostikuar me ludopati, varësi ndaj kumarit, derisa të jepet zyrtarisht një vendim i tillë.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: