Thursday, 21. May 2026
Sport

VIDEO/ Fund dramatik në derbin e Londrës, skuadra e Brojës shpërdoron 2 gola avantazh ndaj Arsenalit

GS 21/10/2023 2 Min. Lesezeit

Derbi i Londrës mes Çelsit dhe Arsenalit është mbyllur në “paqe” 2-2, edhe pse me një fund dramatik të përballjes në “Stamford Bridge”.

1E5udIYBeFaWAN5

Çelsi, në radhët e të cilës mungonte Armando Broja i cili nuk ka rikuperuar nga problemet fizike që shfaqi në grumbullimin me kombëtaren shqiptare, dominoi ndeshjen pasi u shfaq shumë më mirë se “topçinjtë”. Goli i Palmer me penalti që në minutën e 15 i dha avantazhin shpejt bluve të cilët krijuan më shumë volum loje.

Ata dyfishuan shifrat në startin e pjesës së dytë me një supergol të Mudrik. Por ndoshta skuadra e Poçetinos e mendoi të mbyllur para kohe duelin dhe lëshoi terren, duke i dhënë mundësinë Arsenalit të kthehej në ndeshje.

Rajs shkurtoi diferencën në minutën e 77 të sfidës dhe në minutën e 84-t, erdhi goli u barazimit me anë të Trosard, duke siguruar të paktën një pikë për ekipin e Artetës i cili mbetet kështu i pamposhtur në këtë kampionat dhe me pikë të barabarta me Sitin.

GOLI I TROSARD (VIDEO)

GOLI I RAJS (VIDEO)

GOLI I MUDRIK (VIDEO)

GOLI I PALMER (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

Teilen: