Thursday, 21. May 2026
Sport

VIDEO/ Gol spektakolar nga goditja e dënimit, Kristiano Ronaldo i dhuron 3 pikë të arta Al Nassr-it

GS 21/10/2023 1 Min. Lesezeit

Kristiano Ronaldo u shndërrua në hero pasditen e sotme te skuadra e Al Nassr, teksa falë golit të realizuan nga goditja e dënimit në minutën e 56-të, skuadra e tij arriti të triumfonte me përmbysje 2-1 në duelin ndaj Damacit të trajnerit Kontra. 

ronaldo kristiano

Nkoudou zhbllokoi i pari sfidën në minutën e 45+2, duke bërë që pjesa e parë të mbyllej me rezultatin 0-1 për miqtë, ndërkohë në pjesën e dytë Al Nassr shënoi dy gola duke përmbysur rezultatin.  

Fillimisht ishte Taliska që në 52-tën, me një gjuajtje të saktë me të majtën nga goditja e dënimit përshëndeti rrjetën, ndërkohë që për golin e fitores mendoi Kristiano Ronaldo, që nxori nga repertori i tij një gol spektakolar po nga goditja e dënimit.  

Falë kësaj fitoreje, e cila ishte e shtata në 10 ndeshje, skuadra e Al Nassr, u ngjith në vendin e tretë në kuotën e 22 pikëve.  

PANORAMASPORT.AL

Teilen: