• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, September 29, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Varësia nga bixhozi, flet psikiatri: Ja pse Tonali vinte baste për Milanin…

22/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Sandro Tonali nis kurimin. Varësia nga bixhozi është demoni që e bëri të rrëzohej, por pranë tij tani e në vazhdim do të qëndrojë profesor Gabriele Sani, specialisti që garanton se largimi i vesit, pastrimi i Tonalit nga bixhozi, do ta bëjë atë një futbollist edhe më të fortë.

TONALI DHE PSIKIATRI

Profesor, mund të na shpjegoni se si diagnostikohet dikush që është i varur nga lojërat e fatit?

Po flasim për një varësi patologjike që ka tipare qartësisht të identifikueshme në një nivel objektiv. Ka mjete përkufizimi të kodifikuara në nivel ndërkombëtar. Më e dukshme: humbja e plotë e kënaqësisë për atë që bën, e zëvendësuar me të qenit “i detyruar” që ta bëjë atë.

Çfarë lloj rruge ndërmerret me pacientin?

Rruga e trajtimit fillon me mirëseardhjen dhe njohjen e personit, përpara se ta quash atë pacient. Kryefjala është përshkrimi i një trajtim multidisiplinor dhe të personalizuar që përfshin në mënyrë harmonike psikiatër, psikologë dhe grupe terapeutike.

Pse njerëzit e tij më të afërt nuk e kuptojnë problemin?

Një nga karakteristikat është gënjeshtra patologjike: qoftë nga turpi, nga frika apo nga urrejtja ndaj vetvetes, ne priremi të fshehim gjithçka edhe nga njerëzit tanë më të afërt, ndonëse e dimë shumë mirë se po u shkaktojmë një dhimbje edhe atyre. Dhe për të dalë nga kjo varësi, hapi i parë është pranimi i saj dhe ndarja e këtij problemi edhe me njerëz të tjerë.

Nga rruga, futbollist! Fëmijë të pasur, të famshëm, të adhuruar… A janë këta shtresa më e brishtë e shoqërisë?

Patologjia prek të gjithë, pa dallim. Një futbollist i ri ka stres dhe përgjegjësi që rrjedhin nga presionet e jashtme, nga vëmendja e medias. Situata që mund të krijojnë ankth dhe të aktivizojnë një mekanizëm jofunksional ku ‘kura’ bëhet adrenalina e basteve. Vjen një moment ku të duket se nuk mund të bësh më pa atë ves të pakontrollueshëm, siç është mundësia e fitimit, pa u lodhur fare.

A është Tonali pacienti më i ri në moshë, nën kujdesin tuaj?

Jo, varësia nga bastet prek edhe të miturit në këto kohë.

Duket se Tonali ndonjëherë vendoste baste të shumta për Milanin, por gjithmonë i vendoste si fitues, pse?

Varësia nga bixhozi të bën besëtytnik dhe kur vë bast për skuadrën tënde, duket sikur në fushë duhet të luftosh edhe për ekipin, edhe për bastin. Ky ritual quhet mendimi magjik!

A do të mundet Tonali si futbollist që të rikthehet në një karrierë si profesionist, në nivele të larta?

Patjetër që po, sepse pavarësisht vesit, ai arriti që të ngjitej aq lart. Imagjinoni kur ai të mos ketë as presionin e të vënit baste, se sa i lirshëm dhe se sa më i dobishëm e njëkohësisht më i fortë do të jetë në fushën e lojës. Unë di të them se do të rikthehet më i fortë se më parë.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Garcia: Ndaj Veronës mund të kishim shënuar edhe dy gola

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.