• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, October 1, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Debat” për tifozët, Slot “sfidon” teknikun e Lazio: E ftoj Sarri-n të shoh përtej dhunës

24/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Mbrëmjen e së mërkurës, “tulipanët” holandezë të Feyenoord do të presin në “De Kuip”, “shqiponjat” italiane të Lazio, në sfidën e vlefshme për raundin e 3-të, të fazës së grupeve të UEFA Champions League.

Pak orë para ndeshjes, trajneri i italianëve Maurizio Sarri theksoi se tifozët holandezë nuk kanë sjellje korrekte në ambientet e brendshme dhe të jashtme të stadiumit. Megjithatë, këtyre fjalëve i është përgjigjur menjëherë tekniku i Feyenoord, Arne Slot i cili shprehet se edhe pse Sarri-t nuk i pëlqen, tifozët holandezë janë të apasionuar pas futbollit.

“Besoj se Sarri-t nuk i pëlqen vetëm një pjesë e futbollit holandez, ndoshta sepse këtu në Holandë jemi të çmendur për futbollin. Ndoshta ka edhe të drejtë sepse ka pasur raste kur janë hedhur edhe sende në fushën e lojës, në vitin e kaluar lojtarët e Lazio u goditën me gota birre.

Gjithsesi, tani kemi rrjeta dhe tifozët nuk do të hedhin sende. Megjithatë, e ftoj Sarri-n të shoh përtej kësaj dhe të shohë edhe spektaklin që krijohet. Shpresoj që atmosfera që do të krijohet të jetë e mrekullueshme dhe tifozët të mos hedhin sende në fushën e lojës”,- u shpreh Slot. /i.m /abcnews.al 

Next Post

Pamje të rënda, ish-futbollisti anglez shihet duke e rrahur pamëshirë të dashurën e tij

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.