• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, October 1, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Asllani e kërkoi golin e karrierës me Interin në Ligën e Kampionëve

24/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Interi ka regjistruar fitore ndaj Salzburgut, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e tretë në Grupin D në Ligën e Kampionëve.

Skuadra e drejtuar nga Simone Inzaghi triumfoi si vendase me rezultatin 2:1.

Alexis Sanchez (19’) shënoi për epërsinë fillestare, me Interin që hyri në pushimin mes pjesëve me epërsi minimale.

Salzburgu ia doli të barazonte shifrat në pjesën e dytë përmes Oscar Gloukh (57’).

Megjithatë, nënkampionët e Evropës rikthyen sërish epërsinë me Hakan Çalhanoglun (64’), i cili shënoi nga penalltia.

Italianët shënuan edhe një herë tjetër në minutën e 81-të, por goli i Lautaro Martinezit u anulua nga VAR-i, për shkak të pozitës jashtë loje.

Te “Nerazzurrët” u aktivizua edhe mesfushori shqiptar, Kristjan Asllani, i cili hyri si zëvendësues në minutën e 76-të.

Ai e kërkoi golin nga më shumë se 40 metra kur e pa portierin kundërshtar se nuk ishte në portë, mirëpo nuk e qëlloi cakun.

Kristjan Asllani stava per segnare un gol stupendo.🇦🇱 pic.twitter.com/swGu1OnjSJ

— Jjuli (@jjuli_007) October 24, 2023

Interi pas kësaj fitore ka 7 pikë dhe tani prin në Grupin D, me tri pikë më shumë se Real Sociedadi, që takohet sonte me Benfican. Salzburgu mbetet i treti me tri pikë.

Next Post

Torres: I jam mirënjohës Xavit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.