Monday, 18. May 2026
Sport

Nga njeriu më i kritikuar të Man Utd, Onana rikthehet në hero

GS 24/10/2023 1 Min. Lesezeit

Skuadra angleze Manchester United ka regjistruar fitoren e parë për këtë sezon në Ligën e Kampionëve.

United sonte Copenhagen, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e tretë në Grupin A.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Old Trafford” përfundoi me rezultatin 1:0.

Përveç golashënuesit Harry Maguire, merita të mëdha në këtë triumf të “Djajve të Kuq” kishte edhe Andre Onana.

Portieri kamerunas priti penalltinë e Jordan Larsson në fundin e ndeshjes (minuta e 96-të).

Ai ditët e fundit ka qenë jashtëzakonisht shumë i kritikuar për faktin se ka bërë gabime të shumta në dy ndeshjet e para të Ligës së Kampionëve.

Gjithsesi, sonte e dëshmoi veten se ato gafa kanë qenë të rastësishme. /Lajmi.net/

 

Teilen: