• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, October 1, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Situate te Milani, Skaroni: Do të marrim një pykë, por presim Ibrën

24/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Me rastin e mbledhjes së aksionerëve të klubit, presidenti i Milanit, Paolo Skaroni, prezantoi raportin e Bordit të Drejtorëve dhe iu përgjigj disa pyetjeve të gazetarëve duke folur për stadiumin e ri, të ardhmen e klubit dhe në veçanti merkaton.

ac-milan-v-fc-internazionale-serie-a7

A do të ketë një goditje të madhe në sulm vitin e ardhshëm?

Shpresoj se po. Atëherë rezultatet ekonomike ndikohen shumë nga rezultatet sportive: nëse Milani del mirë në Europë, nëse hyn në Champions vitin e ardhshëm dhe lufton për titullin çdo gjë do të jetë më e qëndrueshme.

Me të ardhura të tilla, mund të përballonim ta shikonim ndryshe merkaton e vitit të ardhshëm. Rezultatet ekonomike dhe ato sportive ecin gjithmonë bashkë. Shpresoj që kjo të vazhdojë dhe të bëhet më e mirë se ajo që kemi përjetuar.

Si do të procedohet me rinovimet e Menjasë dhe Teos?

Nuk komentojmë mbi operacionet e tregut të lojtarëve tanë, por kemi një fije të përbashkët që ndjekim: operacionet duhet të jenë ekonomikisht të qëndrueshme. Në aspektin e qëndrueshmërisë ekonomike, duam të kemi lojtarë të fortë, me kontrata afatgjata. Kur u afrohemi rinovimeve, i shohim nga ky kënd.

Ibrahimoviç do të jetë pjesë e Milanit të ri?

Pyetja duhet t’i bëhet atij dhe jo neve. Ne treguam, nga Kardinale te Furlani, disponueshmëri dhe kënaqësi të madhe. Ibra duhet të vendosë se çfarë dëshiron të bëjë kur të rritet dhe te Milani ka një derë të hapur për të. Ai po përjeton një moment reflektimi: duhet të bëjë zgjedhje edhe profesionale edhe gjeografike, sepse duhet të stabilizohet edhe me familjen. Në fakt, jemi duke e pritur.

Jeni gati për stadiumin e ri dhe çfarë kapaciteti do të ketë?

Deri në 70 mijë janë dy unaza, më shumë se 70 mijë janë tri unaza. Një unazë shtesë kushton shumë më tepër dhe ndeshja mund të shihet me teleskop. 70 mijë janë pak në kufirin maksimal, duam të krijojmë një stadium me dy unaza. Rrallëherë ka më shumë se 70 mijë spektatorë në “San Siro”, ndaj mund të them se puna për zonën e San Donatos është në drejtimin e duhur.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Broja kthehet në aksion, po bëhet gati për ndeshjen e radhës

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.