• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, July 4, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Situatë e keqe te Liverpuli, Klop numëron mungesat përpara Tuluzës

26/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Jyrgen Klop dhe Liverpuli mund të bëjnë një hap të madh mbrëmjen e sotme, pasi nëse fitojnë kundër Tuluzës, pas dy fitoreve të para, mund të krijojnë një hendek prej 5 pikësh nga ndjekësja më e afërt e grupit në Ligën e Europës dhe kjo do të thoshte një gjysmë bilete për në 1/8-at e turneut.

KLOP

Të kuqtë kanë gjetur një ritëm shumë pozitiv së fundmi në kampionat, duke qenë në kuotën e 20 pikëve pas 9 javësh, vetëm 3 nga kryesuesit e Totenhemit dhe më në fund skuadra e Klopit mund të rikthehet që të luftojë për titullin, pas një sezoni të vjetshëm për t’u harruar.

Por nga ana tjetër, trajneri gjerman duhet të bëjë llogaritë edhe me mungesat, duke qenë se sot ndaj Tuluzës nuk do të ketë në dispozicion Tiago Alkantarën, Robertsonin, Bajçetiçin, Doakun, apo edhe Gakponë. Madje, edhe Nunjez, autori i njërit prej golave në derbin ndaj Evertonit nuk është në formë optimale, por Klop kërkon që t’i japë minuta, për të kapur ritmin:

“Jemi të kënaqur me çfarë kemi mundur të bëjmë në kampionat, por është ora që të bëjmë një hap të madh edhe në Ligën e Europës. Kemi fituar dy ndeshjet e para, por siç e kam thënë, krijojmë shumë dhe shënojmë shumë pak, kështu që pres një reagim të fortë ndaj Tuluzës. Nunjez? Ka shanse që të luajë, madje dua t’i jap hapësirë, pasi ai ka nevojë të gjejë minuta në këmbët e tij dhe do të ketë hapësirë për Nunjezin”, përfundoi Klop.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Shqipëria ngritët për tri pozita në ranglistën e FIFA-s

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.