Kryesia e klubit kosovar, KF Deçani ka dhënë dorëheqje.
Lajmin e ka konfirmuar faqja zyrtare e klubit deçanas në Facebook, shkruan lajmi.net.
Arsyet e dorëheqjes nuk janë bërë të ditura nga klubi.
Njoftimi i plotë (pa ndërhyrje):
Kryesia e deritanishme e KF Deçani ka dhënë dorëheqje.
Kryesia, ka menagjuar me klubin për 1 vit e gjysëm. Kjo kryesi e ka marrë klubin në Ligën e Tretë “Rajoni i Dukagjinit – Grupi B” në vendin e 8 në tabelë. Pas një viti KF Deçani shpallet kampion dhe ngritet në Ligën e Dytë.
Tani pas 11 ndeshjeve të zhvilluara, KF Deçani nga 16 ekipet garuese pozicionohet në Top 5-shen e Ligës së Dytë me gjithësej 19 pikë të fituara.
I falenderojmë të gjithë lojtarët dhe stafin për punën, mundin, sakrificen dhe gjithë suksesin e arritur me meritë.
Falenderim dhe mirënjohje për Komunën e Deçanit dhe gjithë sponzorët që e ndihmuan klubin gjatë kësaj periudhe.
Falenderim e mirënjohje nga zemra për tifozerinë më të mirë në Kosovë “LUFTËTARËT” të cilët ishin dhe do të jenë shpirti dhe lojtari i 12-të i skuadrës.
Urojmë që KF Deçani t’i arrijë të gjitha objektivat në të ardhmen sepse e meriton.
Mirupafshim./Lajmi.net/