Tuesday, 19. May 2026
Sport

Në këtë kanal televiziv do të transmetohet direkt ceremonia e Topit të Artë 2023

GS 30/10/2023 1 Min. Lesezeit

Mbrëmjen e sotme do të mbahet ceremonia e ndarjes së çmimit prestigjioz në futboll, Topi i Artë.

Lionel Messi është favoriti për ta fituar Topin e Artë 2023, shkruan lajmi.net.

Ceremonia e ndarjes së Topit të Artë do të transmetohet direkt në SuperSport 2 nga ora 20:45.

Çmimi prestigjioz është dominuar gjatë 15 viteve të fundit nga Messi dhe kundërshtari i tij i vjetër Cristiano Ronaldo, të cilët e kanë fituar atë 12 herë mes tyre.

Vetëm dy lojtarë të tjerë kanë fituar Topin e Artë që kur Ronaldo fitoi të parin në vitin 2008./Lajmi.net/

Teilen: