Tuesday, 19. May 2026
Sport

Osmani: Çikat tona me sukses historik në karate, na bënë krenarë duke e ngritur flamurin e Kosovës

GS 30/10/2023 2 Min. Lesezeit

Zëvendësministrja në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani ka përgëzuar ekipin e Kosovës për suksesin e arritur në Hungari, derisa ajo pati edhe një mesazh për komunitetin e karatesë në Kosovë.

Numri dy në ministrinë e sportit bëri thirrje që sa më parë të zgjidhen mosmarrëveshjet në Federatën e Karatesë së Kosovës, raporton lajmi.net.

“Ky sukses i karateisteve tona është përgjigjja më e mirë për të gjithë komunitetin e karatesë, të cilët e kanë për obligim të bëhen bashkë sa më parë dhe t’i zgjidhin mosmarrëveshjet brenda Federatës”, ka shkruar Osmani.

Postimi i plotë i Osmanit (pa ndërhyrje):

Çikat tona me sukses historik në karate, na bënë krenarë duke e ngritur flamurin e Kosovës🇽🇰

Fortesa, Vlera, Hatixhja dhe Albulena na bënë krenarë duke e ngritur flamurin e Kosovës🇽🇰 në Budapest të Hungarisë, pas fitores së medaljes së bronztë🥉 në Kampionatin Botëror të karatesë🥋, në konkurrencën ekipore.

Ky sukses i karateisteve tona është përgjigjja më e mirë për të gjithë komunitetin e karatesë, të cilët e kanë për obligim të bëhen bashkë sa më parë dhe t’i zgjidhin mosmarrëveshjet brenda Federatës. /Lajmi.net/

Teilen: